Ballina Lajmet Kosovë Albin Kurti deklaron pasuri modeste, këto janë të hyrat vjetore

Albin Kurti deklaron pasuri modeste, këto janë të hyrat vjetore

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sikur në deklarimin e vitit të kaluar edhe këtë vit ka deklaruar se jeton me qira prej 250 eurove në muaj.

Ndërkohë, për dallim nga viti i kaluar ai ka deklaruar 300 euro më shumë në bankë, shumë e cila arrin në 1800 euro.

Të dhënat e publikuara në uebfaqen e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit tregojnë se Kurti ka deklaruar pagë neto 20 mijë e 278 euro në vit për vete, ndërsa për bashkëshorten 44 mijë.

Te pronat e paluajtshme ai ka deklaruar banesën 67 metra katrorë në emër të bashkëshortes, e cila deklarohet se kap vlerën e 400 mijë euro. Sipas deklarimit, kjo banesë është marrë me kredi, e cila zgjat deri më 2052.

Ndërkaq, para të gatshme në emër të gruas ai ka deklaruar 15 mijë euro.

Exit mobile version