Ish-ministrja e Mjedisiti, Albena Reshitaj është emëruar Këshilltare Politike e Kryeministrit Haradinaj.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vet Haradinaj i cili ka thënë se Reshitaj i duhet jetës institucionale, andaj edhe e ka pranuar ofertën e tij.
Reshitaj që deri më tani ishte pjesë e AKR-së si duket nuk e ka mirëpritur presionin për të dhënë dorëheqje, andaj ka vendosur të jetë pjesë e AAK-së.
Njoftimi i plotë i Kryeministrit:
“Pas lirimit nga detyra e ministres së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, znj. Albena Reshitaj, kam konsideruar se njohuritë dhe përvoja e saj institucionale janë me rëndësi që të vazhdojnë të jenë në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Si Kryeministër i Qeverisë, jam i bindur se kontributi i ish ministres, është më së i nevojshëm, andaj i kam ofruar asaj postin e Këshilltares Politike, ofertë kjo të cilën ministrja e ka pranuar.
Jam i bindur se vazhdimi i bashkëpunimit institucional me zonjën Reshitaj është në interes të qytetarëve dhe në funksion të implementimit të programit qeverisës.
Zonjës Reshitaj i uroj punë të mbarë.”
RH