Më shumë se 3.3 milionë litra vaj të palmës, si dhe mbi 7 milionë kilogramë produkte me yndyrë të palmës kanë hyrë në Kosovë gjatë 20 muajve të fundit. Ky produkt, i cili gjendet rrallë në treg, sipas Shoqatës së Qumështarëve është kancerogjen. Por në anën tjetër, përfaqësues të Agjencisë së Ushqimit thonë se vaji i palmës nuk është i rrezikshëm për konsum, transmeton zeri.info.
Rreth 7 milionë kilogramë produkte me vaj palme, si dhe më shumë se 3.3 milionë litra vaj të palmës kanë hyrë në vendin tonë vetëm gjatë 20 muajve të fundit. Por, në realitet dyshohet se kjo shifër mund të jetë edhe më e lartë pasi një sasi e konsiderueshme dyshohet se ka hyrë në vendin tonë përmes rrugëve ilegale.
Ky produkt, i cili rrallë gjendet nëpër dyqanet e shumta të vendit, nga Shoqata e Qumështarëve të Kosovës po konsiderohet si kancerogjen, por në anën tjetër zyrtarë të Shoqatës së Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës thotë se konsumimi i këtij produkti nuk është i rrezikshëm për konsum.
Vaj i palmës është në lloj i vajit vegjetal për ngrënie, i cili rrjedh nga frutat e palmës, të rritur në pemën e palmës afrikane. Vaji i palmës është me origjinë nga Afrika Perëndimore, por palmat mund të lulëzojnë kudo ku ka ngrohje dhe reshje të bollshme, transmeton zeri.info.
Ky vaj përdoret në prodhimet ushqimore të mbushura, në ëmbëlsirat, në biskota, në margarinë, etj. Malajzia dhe Indonezia janë dy shtete që llogariten se e dominojnë prodhimin e vajit të palmës, produkt ky mjaft i diskutuar së fundmi për atë se a duhet përdorur, për çfarë duhet përdorur dhe çfarë rreziqe ka nga ky produkt?
Për rreth 90% të prodhimit global të vajit të palmës dhe të eksporteve, të favorizuara nga shirat tropikale, vjen pikërisht nga Malajzia dhe nga Indonezia.
Në ndërkohë, në Kosovë, sipas Doganës, prej vitit 2016 sasia e këtij vaji të importuar është 3,386,366 litra me vlerë rreth 2.8 milionë euro.