Një nga ajsbergët më të mëdhenj të regjistuar ndonjëherë është shkëputur nga Antarktida.
Blloku gjigand mendohet se mbulon një sipërfaqe prej rreth 6.000 km katror. Kjo është rreth një e katërta e madhësisë së Uellsit.
Një satelit amerikan vëzhgoi asjbergun të mërkurën duke kaluar mbi një rajon të njohur si Larsen C Ice Shelf. Shkencëtarët e prisnin këtë dukuri dhe po ndiqnin zhvillimin e shkëputjes së akullit që prej një dekade dhe në vitin 2014 kishte filluar të përshpejtohej.
Më shumë se 200 metra i trashë blloku i akullit nuk do të lëvizë shumë shpejt për një kohë të shkurtër por ka nevojë për monitorim pasi rrymat dhe erërat mund ta shtyjnë në veri të Antarktikut, ku mund të bëhet një rrezik për flotat detare që transportojnë mallra, raporton BBC