Ballina Lajmet Kosovë Alarmante, të rinjtë po e braktisin Kosovën –

Alarmante, të rinjtë po e braktisin Kosovën –

Të rinjtë e Kosovës tashmë nuk shohin perspektivë në vendlindjen e tyre. Ata nuk besojnë më as në liberalizimin e vizave.

Shumica prej tyre që do të duhej të kontribuonin në ndërtimin e Kosovës po presin me ditë të tëra për t’u pajisur me një vizë Shengen, e që u mundëson largimin nga Kosova.

Shpesh i janë refuzuar por ata janë të vendosur për tu larguar.

Pohojnë se kanë aplikuar më shumë se një herë, dhe do vazhdojnë të aplikojnë ngase nuk shohin përmirësim të gjendjes në Kosovë.

Problemet ekonomikë, pamundësia e punësimit dhe gjendja e rëndë sociale po i shtyn ata drejt Evropës Perëndimore, nga ku mendojnë të nisin një jetë të re.

Ikja e të rinjve drejt vendeve të Bashkimit Evropian, po vlerësohet si një plagë e pashërueshme e Kosovës, nga njohës të ekonomisë në vend./Mesaazhi/

Exit mobile version