Pasi janë zbritur udhëtarët nga avioni i British Airways i cili kryen udhëtimin nga aeroporti Charles de Gaule në Paris të Francës drejt Londrës është kryer një kontroll, raporton Anadolu Agency (AA).
Avioni i British Airways i cili në orët e para të mëngjesit ka marrë udhëtarët dhe ka qenë në pritje nuk është lejuar të nisej. Theksohet se është rrethuar nga forcat e xhandarmërisë dhe të ekipet e zjarrfikëseve.
Pas zbritjes së udhëtarëve nga avioni bëhet e ditur se janë kryer kontrolle për bombë me qentë e xhandarmërisë, ndërsa njoftohet se kontrolli ka përfunduar.
Në sulmin e ndodhur më 15 shtator në Londër dhe i cili u mor përsipër nga DEASH-i u plagosën 30 persona.
Ndërsa ende vazhdon gjendja e jashtëzakonshme në Francë që pas sulmeve terroriste të ndodhura më 13 nëntor 2015 ku si pasojë humbën jetën 130 persona.