Alarm i rremë për bombë në avion në Indonezi, 10 të lënduar

Për shkak të deklaratës së rreme se ka bombë në avionin që bëhej gati për fluturim nga Borne në Indonezi, janë lënduar dhjetë pasagjerë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i policisë, Nanang Purnomo, deklaroi se 26 vjeçari Frantinus Nirigi tha se në avionin “Lion Air” me 189 pasagjerë ka bombë. Avioni duhej të fluturonte për në Xhakartë.

Së paku dhjetë pasagjerë u lënduan në kokë. Njëri nga pasagjerët dëmtoi edhe xhamin për raste emergjente. Në avionin nuk është gjetur bombë.