Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Al Jazeera publikon foton e plumbit që vrau gazetaren Abu Akleh –...

Al Jazeera publikon foton e plumbit që vrau gazetaren Abu Akleh – VIDEO

Shirin Ebu Akleh

Rrjeti Al Jazeera ka publikuar foton e plumbit për të cilin thotë se vrau gazetaren e saj në Palestinë, Shireen Abu Akleh ndërsa mbulonte bastisjen izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Një hetim i kryer nga rrjeti mediatik dhe i publikuar në ueb sajtin e tij deklaroi se “plumbi me majë të gjelbër ishte projektuar për të shpuar armaturën dhe është municion i pushkës M4”.

Më tej thuhet se “plumbi u analizua duke përdorur modele 3D dhe sipas ekspertëve ishte i kalibrit 5.56 mm – i njëjti që përdoret nga forcat izraelite”.

Duke cituar ekspertë, Al Jazeera tha se plumbi ishte “dizejnuar dhe prodhuar në SHBA”.

Në hetimin e saj, Al Jazeera risimuloi incidentin duke përdorur teknologjinë 3D për të mësuar më shumë rreth llojit të plumbit të përdorur, kalibrit të tij dhe llojit të armëve që përdorin këtë lloj plumbash.

Abu Akleh, gazetare palestineze me shtetësi amerikane u vra më 11 maj në Jenin ndërsa mbulonte një bastisje izraelite.

Zyrtarët palestinezë dhe punëdhënësi i saj, Al Jazeera thanë se ajo u vra nga forcat izraelite. /aa

 

Exit mobile version