Al Houthi: Vd’ekja e Nasrallahut, një sakrificë e madhe

Abdul Malik al-Houthi

Udhëheqësi i lëvizjes Houthi të Jemenit, Abdul Malik al-Houthi, u zotua se vdekja e shefit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah nuk do të ishte e kotë, duke e quajtur atë një “sakrificë të madhe”.
Në një fjalim televiziv, ai theksoi se sulmet e kaluara me raketa dhe dron kundër Izraelit do ta shtynin grupin të përmirësonte aftësitë e tij ushtarake.
Houthi-t e lidhur me Iranin riafirmuan gjithashtu angazhimin e tyre për të vazhduar sulmet ndaj Izraelit derisa ai të ndalojë veprimet e tij në Liban dhe Gaza, pas një sulmi raketor të dështuar në Tel Aviv që u kap nga mbrojtja ajrore izraelite.