Al Hilal ka bërë histori duke fituar 28 ndeshje radhazi, duke thyer rekordin botëror. Ata e arritën këtë sukses duke mposhtur rivalët e Al Ittihad në Ligën e Kampionëve të Azisë.
Skuadra nga Superliga e Arabisë Saudite fitoi 2-0 kundër Al Ittihad të Karim Benzema të martën mbrëma.
Me këtë fitore, Al Hilal ka bërë histori duke thyer një rekord të madh, për më shumë fitore radhazi.
Fitorja ndaj Al Ittihad ishte e 28-ta radhazi për Al Hilal, i cili theu rekordin e mëparshëm prej 27 fitoresh radhazi.
Rekordi i deritashëm është mbajtur nga skuadra e Ligës Premier të Uellsit, The New Saints, në sezonin 2016-17.
Ndryshe, kjo fitore i siguroi Al Hilalit një vend në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve të Azisë me rezultatin e përgjithshëm 4-0. /