Al Aksa triumfon, i hap portat për të gjithë besimtarët

Autoritetet izraelite sot në mbrëmje kanë hapur të gjitha portat e Xhamisë së Al-Aqsa, pa asnjë kusht ose kufizime moshe.

Organizata e cila është përgjegjëse për vendet fetare muslimane në qytet, konfirmoi se të gjitha portat u rihapën pa kufizime moshe.

Pak orë parë të premten, policia izraelite njoftoi se besimtarët palestinezë nën moshën 50 vjeç nuk do të lejoheshin të hynin në xhaminë e Al-Aqsas. Kjo shkaktoi protesta të sërishme, e që u përcollën me goditje të dhunshme nga policia izraelite. /MESAZHI/

.