Një profesor i Universitetit të Oksfordit është akuzuar se i ka shitur fragmente të lashta të Biblës një kompanie amerikane, e cila është përfshirë në disa skandale të profilit të lartë, të lidhura me blerjet e saj “agresive” të objekteve biblike.
Emri i Dirk Obbink, një nga profesorët më të famshëm të antikitetit, doli në dritë gjatë një hetimi nga persona të lidhur me projektin Oxyrhynchus Papyri të Oksfordit.
Obbink akuzohet se i ka shitur pa leje një numër fragmentesh antike kompanisë amerikane të objekteve të artit dhe zejtarisë, Hobby Lobby. Pronari i saj, familja Green, janë të krishterë të devotshëm, dhe nën drejtimin e presidentit të Hobby Lobby, Steve Green, ata themeluan në 2017-tën Muzeun 400 milionë dollarësh të Biblës në Washington.
Një deklaratë e Egypt Exploration Society, e cila menaxhon projektin Papyri, del me pretendimin se nga Muzeu i Biblës i ishte thënë që 11 fragmente i qenë shitur këtij institucioni nga Obbink në dy grupe në vitin 2010.