Akuzat për korrupsion, vjen reagimi zyrtar i Barcelonës

Barcelona ka lëshuar një komunikatë të shkurtër si reagim ndaj çdo deklarate ish zëvendëspresidentit Emili Rousaud, që në një intervistë të fundit akuzoi për korrupsion drejtues të skuadrës katalane.

Emiili Rousaud, tashmë ish-zëvendëspresident i Barcelonës, ka dhënë një deklaratë tronditëse për “Rac 1” vetëm pak orë pas paraqitjes së dorëheqjes nga ai dhe 5 anëtarë të tjerë

“Mendoj se dikush ka futur dorën për të grabitur. Të paguash 1 milion euro për një punë që në treg kushton vetëm 100 mijë euro…! Është e qartë dhe e pamohueshme. Cili e ka bërë? Sigurisht dikush nga bordi drejtues. Nuk e di kush ka qenë, por sigurisht mund të kemi dyshimet tona…”, ka deklaruar Rousaud, përcjell lajmi.net.

Kundër kësaj deklarate, ka reaguar skuadra e Barcelonës, duke mohuar akuzat për korrupsion.

“Në dritën e akuzave serioze dhe të pabaza të bëra këtë mëngjes nga z.Emili Rousand, ish zëvendëspresident në klub, FC Barcelona mohon kategorisht çdo aktivitet që mund të përshkruhet si korruspion”, thuhet në reagimin e katalanëve.