Ballina Sport Futboll Akuza e rëndë e Maradonës: Mafia, edhe në Botëror

Akuza e rëndë e Maradonës: Mafia, edhe në Botëror

Gjithmonë i rreshtuar kundër fuqive të mëdha, e polemizues edhe për raste të diskutueshme, Diego Armando Maradona ndoshta do të ishte i lumtur për 4 më të mirat e këtij Botërori.

Por, ish-futbollisti i njohur argjentinas, në emisionin e tij të famshëm në rrjetin “Telesur” lëshoi akuza të ashpra ndaj 4 ekipeve të mbijetuara në turne. Për Maradonën, ka një mafia që trafikon emigrantët dhe i natyralizon në ekipe kombëtare.

“Mbi 70% e Francës përbëhet nga emigrantë, ndërsa Anglia dhe Belgjika kanë përqindje thuajse të ngjashme. Janë djem që jetojnë të disavantazhuar dhe tërhiqen nga 4 vakte në ditë e mundësia për t’u vënë në provë. Trafiku i futbollistëve është diçka e tmerrshme dhe ka kapur nivele të pabesueshme. Nuk ka dyshim se në këtë Botëror kemi emigrantë më shumë sesa kurrë”, tha Diego Armando Maradona.

Maradona nënvizoi se, mes 4 kombëtareve gjysmëfinaliste, vetëm Kroacia është autoktone, ndërsa kujtoi se ka një rrjet mafioz që çon lojtarët afrikanë drejt natyralizimit në ekipe europiane.

Exit mobile version