4 shije të ndryshme: fiordilatte, straçiatella, qershi dhe çokollatë.
Kjo recetë është e përkryer për të mësuar se si të bëni akullore vetën në shtëpi në një mënyrë të shpejtë dhe të lehtë. Për më tepër, këto akullore janë pa vezë, pa konservues dhe pa aditivë.
Provoni të ndiqni hapat më pshtë për të përgatitur vetë recetën e akullores së bërë në shtëpi.
Përbërësit (për 1kg akullore)
- 500 ml pana
- 350 g qumështi i kondensuar
- 20 g kakao
- Reçel qershie
- Cokollatë
Përgatitja
Hidhni në një tas të madh kremin pana dhe rriheni me mikser elektrik derisa të shkumëzohet.
Më pas, shtoni qumështin e kondensuar dhe vazhdoni ta përzieni derisa përbërësit të bashkohen plotësisht.
Tani kemi një kg akullore “fiordilatte”, njërën prej shijeve dhe bazën për shijet e tjera.
Merrni katë kavanoza dhe ndani nëpër to kremin që përgatitët.
Shtoni tek njëri dy lugë gjelle pluhur kakao dhe përziejeni mirë. Tani sapo përgatitët edhe akulloren me çokollatë.
Për të përftuar shijen e “straciatella-s”, hidhni tek një kavanoz tjerët copëzat e çokollatës.
Në fund shtojini kavanozit të mbetur reçelin e qershisë dhe përziejeni.
Pasi të jenë përgatitur kavanozët, vendosininë frigorifer për 4 orë përpara se t’i shërbeni.