Ballina Kuzhinë Akullore me Qumësht dhe Copëza Çokollate

Akullore me Qumësht dhe Copëza Çokollate

Përbërësit

  • 4 filxhanë çaji me qumësht
  • 4 kokrra vezë
  • 4 filxhanë çaji me qumësht
  • 4 kokrra vezë
  • 1 filxhan çaji sheqer
  • Një lugë çaji vanilje
  • 1 lugë gjelle niseshte
  • 1 filxhan me copëza çokollate

 

Përgatitja
Si fillim,zjeni qumështin dhe ta lini të ftohet pak ndërkohë me presim në copa të vogla çokollatën dhe vendoseni në frigorifer që mos të shkrijë.

Më pas, rrihni vezët bashkë me sheqerin dhe hidhini në tenxheren ku keni qumështin.

Merrni pak nga masa e qumështit shkrini niseshtenë dhe më pas hidheni masën në tenxheren e qumështit.

Përziejeni mirë dhe vendosini në zjarr shumë të ngadaltë duke i përzjerë vazhdimisht në mënyrë që masa të mos nisë të zjejë pasi priten vezët.

Kur masa të trashet, largoni nga zjarri.

Hidhini vaniljen ose nëse e preferoni një lugë çaji me kakao.

Futeni në zonën e ngrirjes së frigoriferit që të ftohet .

Sapo të ftohet pak e pëziejmë me copat e çokollatës dhe e vendosim përsëri në ngrirje.

Kur ajo të ketë ngrirë sa duhet është gati për t’u servirur.

Nëse preferoni akulloren mund ta shoqëroni edhe me biskota të ndryshme,reçel qershie apo luleshtrydhe, fruta të thata etj.

Përbërësit  janë për 4-5 persona/Mesazhi.com

Exit mobile version