Aktorja e Hollivudit Angelina Jolie ka dënuar dhunën kundër myslimanëve Rohingya në Myamar.
Ajo i bëri thirrje qeverisë dhe udhëheqëses së saj, fitueses së Çmimit Nobel për Paqe Aung San Suu Kyi, që të mos heshtin më.
Jolie tha të dielën për të përjavshmen “Welt Am Sonntag” se “është absolutisht e qartë se dhuna e ushtrisë duhet të ndalet, se duhet të lejohet kthimi i refugjatëve, dhe popullatës Rohingya duhet t’u jepen të drejta civile”.
“Të gjithë dëshirojmë që Aung San Suu Kyi në këtë situatë të jetë zëri i të drejtave të njeriut”, tha aktorja.
Suu Kyi është kritikuar ashpër për mos dënimin e dhunës.
Rohingya është përballur me dekada të përndjekjes nga shumica e popullatës budiste në Myanmar, ku u mohohet shtetësia.
Kriza aktuale ka çuar më shumë se 400,000 Rohingya të iknin në Bangladesh gjatë tre javëve të fundit.