Aktorja Hebreo-Amerikane dënon gjenocidin e Izraelit në Gaza

Hannah Einbinder

Aktorja hebreo-amerikane Hannah Einbinder ka shprehur tmerrin e saj për “masakrën e qeverisë izraelite ndaj mbi 65,000 palestinezëve në Gaza” gjatë pranimit të një çmimi për përfaqësimin e komunitetit LGBTQI në Los Anxhelos.

“Jam e turpëruar dhe e zemëruar që kjo vrasje masive financohet nga taksapaguesit amerikanë,” tha Einbinder të shtunën gjatë fjalimit të saj të pranimit.

Ajo shtoi se dënimi i bombardimeve të Gazës buron nga vlerat që ka mësuar në shkollën hebraike: “Ne hebrenjtë e dimë shumë mirë dhimbjen e të qenit të detyruar të lëmë atdheun ose të përballemi me vdekjen e sigurt.” /mesazhi