Aktori dhe komediani i Hollywood-it, Ramy Youssef, u lut për “përfundimin e vuajtjeve” të palestinezëve në programin “Saturday Night Live (SNL)” të transmetuar në televizionin kombëtar në SHBA, transmeton Anadolu.
Youssef ishte i ftuar në emisionin komedi SNL në televizionin kombëtar NBC.
Aktori i njohur në grupin e tij të miqve si “ai që lutet”, rrëfeu se si i është kërkuar që të bëjë një lutje.
Youssef tha se një mik i tij i kërkoi të lutej për familjen e tij që jetonte në Gaza.
“Ju lutem jepni fund kësaj vuajtjeje. Ndalojeni dhunën. Bëjeni të lirë popullin palestinez”, tha aktori në lutjen e tij.
Ramy Youssef edhe para ceremonisë së Çmimeve të 96-të të Oscar kishte thënë:
“Ne bëjmë thirrje për armëpushim të menjëhershëm dhe të përhershëm në Gaza. Ne bëjmë thirrje për paqe dhe drejtësi të përhershme për popullin palestinez. Ky është në fakt mesazh universal: Ndaloni vrasjen e fëmijëve”.
Ramy Youssef on SNL, “God, please stop the suffering. Stop the violence. Please free the people of Palestine, please.”
— Remi Kanazi (@Remroum) March 31, 2024