Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Aktivisti izraelit mbi rifillimin e sulmeve: Qëllimi kryesor është që palestinezët të...

Aktivisti izraelit mbi rifillimin e sulmeve: Qëllimi kryesor është që palestinezët të braktisin Gazën

Aktivisti izraelit Ofer Neiman

Aktivisti izraelit Ofer Neiman, i cili kundërshton politikat okupuese të Izraelit, deklaroi se kryeministri Benjamin Netanyahu dhe qeveria e tij kanë rifilluar sulmet ndaj Gazës për përfitimet e tyre politike, duke thënë se “qëllimi i vërtetë është dëbimi i palestinezëve nga Gaza dhe vazhdimi i gjenocidit”.

Midis trazirave në politikën e brendshme, Izraeli prishi marrëveshjen e armëpushimit në mëngjesin e 18 marsit dhe rifilloi sulmet e tij në Rripin e Gazës.

Sipas shifrave të publikuara nga Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza, në sulmet izraelite brenda 3 ditëve humbën jetën rreth 600 palestinezë dhe u plagosën rreth 1.000 të tjerë. Gratë, fëmijë dhe të moshuarit përbëjnë 70 për qind të të vdekurve.

Zyrtarë të lartë politikë dhe të sigurisë izraelite kërcënojnë sërish se këto sulme do të jenë më të ashpra se në të kaluarën. Një pakicë e vogël brenda shoqërisë izraelite kundërshton politikat okupuese të imponuara nga Izraeli ndaj palestinezëve dhe gjenocidin që ai kryen në Gaza për arsye humanitare.

– “Marrëveshja e armëpushimit për Netanyahun ishte një dështim politik”

Aktivisti izraelit, i cili kundërshton fuqishëm sulmet në Gaza, Ofer Neriman foli për Anadolu lidhur me prishjen e armëpushimit në Rripin e Gazës nga vendi i tij më 18 mars dhe rifillimin e sulmeve në Rripin e Gazës.

Duke tërhequr vëmendjen për faktin se kryeministri izraelit Netanyahu ka ngecur në politikën e brendshme për arsye të ndryshme, si rastet e vazhdueshme të korrupsionit dhe kundërshtimet në rritje, Neiman nënvizoi se Netanyahu po përpiqet të heqë qafe zyrtarët e nivelit të lartë që nuk pajtohen me të dhe krimet e luftës të ndjekura penalisht nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (GJNP), ndërkohë që po përpiqet të eliminojë dështimin politik në Gaza.

“Marrëveshja e armëpushimit për Netanyahun ishte një dështim politik. Sepse u detyrua të ndalojë gjenocidin dhe të lirojë të burgosurit palestinezë”, tha Neiman.

Duke theksuar se kalimi në fazën e dytë të armëpushimit në Gaza dhe shkëmbimit të të burgosurve do të thotë tërheqja e plotë nga Gaza, Neiman tërhoqi vëmendjen se Netanyahu në vend të depërshkallëzimit të tensioneve zgjodhi përshkallëzimin e tyre.

Neiman tha se Netanyahu po merr mbështetje nga presidenti amerikan Donald Trump dhe se Trump “ka ndezur dritën e gjelbër për vazhdimin e gjenocidit”.

Më tej Neiman duke vënë në dukje se marrëveshja e armëpushimit e muajit janar iu imponua kryeministrit, ai tha se Netanyahu është i mendimit se “rikthimi i brutalitetit në Gaza do t’i sillte mbështetje politike”.

– “Netanyahu është i gatshëm për lejimin e vdekjes së pengjeve”

Duke iu referuar pretendimit të qeverisë izraelite se ata rifilluan sulmet për të shpëtuar pengjet në Gaza, Neiman tërhoqi vëmendjen se shumë pengje u vranë nga bombardimet izraelite midis tetorit 2023, kur filluan sulmet e Izraelit në Gaza, dhe janarit 2025, kur u arrit armëpushimi.

Ai thekson se Netanyahut “nuk i intereson për pengjet”, duke ndarë mendimin se “Pjesës së konsiderueshme të shoqërisë izraelite në fakt nuk i intereson për pengjet”.

“Mendoj se qëllimi kryesor i sulmeve është të heqë qafe Gazën, kryerja e spastrimit etnik”, u shpreh Neiman.

– “Qëllimi kryesor është që palestinezët të detyrohen të braktisin Gazën”

Duke folur rreth planeve që mund të ndodhin pas luftës në Gaza ishin në fakt në rendin e ditës gjatë mandatit të ish-presidentit amerikan Joe Biden, Neiman tha: “Qëllimi kryesor është që palestinezët të detyrohen të braktisin Gazën. Ata po përpiqen t’i dërgojnë në Sudan, Somali ose Somaliland. Ky është plani. Por, në të njëjtën kohë, po ndodh një gjenocid i planifikuar”.

Sipas tij, “Netanyahu nuk është i vetmi fajtor, izraelitët e zakonshëm gjithashtu mbështesin këtë gjenocid”.

Pasi të arrihet një armëpushim i përhershëm, njerëzit që heshtin sot do të kenë guximin të flasin, por kjo do të jetë e pakuptimtë, tha Neiman, duke shtuar: “Nëse bota nuk ndërhyn për ta ndalur këtë, persekutimi do të vazhdojë. Kjo situatë ka të ngjarë të përshkallëzohet dhe të ndikojë pjesë të tjera të rajonit, ndoshta pjesë të tjera të botës”.

“Shpresoj se do të shohim gjithnjë e më shumë njerëz, veçanërisht në Perëndim, të ndërmarrin veprime për të ndaluar politikat e spastrimit etnik, aparteidit dhe gjenocidit të Izraelit”, u shpreh Neiman.

Duke theksuar se urdhri i arrestit i lëshuar nga GJNP-ja në lidhje me Netanyahun dhe ish-ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant në hetimin e “krimeve kundër njerëzimit” ishte një hap pozitiv, Neiman tha se organizatat e të drejtave, avokatët dhe aktivistët e të drejtave të njeriut në mbarë botën do të bëjnë gjithnjë e më shumë përpjekje ligjore kundër Izraelit për të kërkuar llogari për krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin.

Pavarësisht heshtjes, Neiman tha se njerëzit në mbarë botën janë të shqetësuar për sulmet e Izraelit, duke shtuar: “Bota mund ta ndalojë këtë”.

Exit mobile version