Protesta u mbajt në Uashington, DC kundër luftës në Gaza
Gjatë një proteste në Uashington, DC, aktivistët shpalosën një pankartë gjigante ku ishin të shkruar emrat e mijëra palestinezëve të vrarë nga Izraeli që nga tetori i vitit 2023, në kuadër të luftës në Rripin e Gazës.
Pankarta mbresëlënëse, që zgjatej për qindra metra, u bë simbol i përkujtimit të viktimave civile dhe një thirrje publike për t’i dhënë fund luftës dhe gjenocidit në Gaza.
Shikoni më poshtë pamjet e momentit kur pankarta u shpalos gjatë protestës: