Aktivistët izraelitë pro paqes, zhvilluan një protestë solidarizimi për palestinezët që u sulmuan më 28 shtator nga kolonët hebrenj në Bregun Perëndimor nën pushtim, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në protestën e udhëhequr nga organizata e shoqërisë civile e emërtuar “Thyej Heshtjen” morën pjesë shumë aktivistë izraelitë dhe palestinezë.
Aktivistët u mblodhën në pjesën periferike të zonës Mesafer Yatta të lidhur me qytetin El-Khalil (Hebron) dhe marshuan drejt zonës që u sulmua nga kolonët hebrenj.
Me flamujt palestinezë në duar, protestuesit shpesh herë hodhën sloganet “Liri për Palestinën” dhe “Jepni fund Pushtimit”.
Ndërkohë ka tërhequr vëmendjen se forcat izraelite gjatë protestës morën masa intensive të sigurisë përreth njësive të vendbanimeve të paligjshme hebreje në rajon.
Protestuesit me pankarta kundër pushtimit izraelit në duar, mbërritën në vendbanimin e sulmuar dhe pas një kohe u shpërndanë.
Kolonë hebrenj më 28 shtator sulmuan palestinezët në pjesën periferike të zonës Mesafer Yatta të qytetit El-Khalil ku si pasojë u plagosën 12 persona një prej të cilëve fëmijë.
Agresorët të cilët sulmuan me thika madje edhe dhitë e disa fermerëve në rajon, sulmuan me gurë shtëpitë edhe mjetet e palestinezëve. /aa