Aktakuzë në mungesë ndaj tre personave për krime lufte në rajonin e Pejës

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve R.V. dhe M.V. të nacionalitetit serb, dhe A.Ç. të nacionalitet boshnjak, për krime lufte ndaj popullsisë civile.

Ata akuzohen për krime luftë të kryera në rajonin e Pejës ndaj popullsisë civile shqiptare.

“Hetimet kanë vërtetuar se të pandehurit si pjesëtarë rezervë të Policisë të Stacionit Policor në Pejë, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore serbe, gjatë kohës së luftës në Kosovë, në fshatin Ozdrim, Komuna e Pejës dhe në fshatrat përreth regjionit të Pejës, kanë kryer vrasje, dëbim, shkatërrim të pasurisë dhe keqtrajtim ndaj popullsisë civile shqiptare që nuk ishin të përfshirë në luftë, me ç ‘rast u vranë (14) civilë të nacionalitet shqiptarë”, thuhet në njoftim.

Prokuroria thuhet se ka propozuar mbajtjen e gjykimit në mungesë, konform dispozitave të KPPK-së, për shkak se të pandehurit gjenden në arrati.