Ballina Lajmet Kosovë Aktakuzë ndaj pesë zyrtarëve të Mamushës, vendosën në listën e përfitueseve 13...

Aktakuzë ndaj pesë zyrtarëve të Mamushës, vendosën në listën e përfitueseve 13 persona që nuk ishin fermerë

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakzuë ndaj pesë zyrtarëve të Komunës së Mamushës për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Sipas Prokurorisë të pandehurit kanë bërë manipulime në listën e përfituësve nga dëmet e shkaktuara në bujqësi.

S.M., F.T., E.M., F.M., dhe V.Sh., sipas komunikatës 43 fermë i kanë vendosur në listën e përfituesve në kundërshtim me në kundërshtim me opinionin ligjor të MBPZHR-së, ndërsa 13 persona kanë përfituar duke mos qenë fermerë.

“Sipas aktakuzës, me datë 29.01.2021 në Mamushë, në cilësinë e personave zyrtarë – duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, në bashkëkryerje i tejkalojnë kompetencat e tyre me qëllim që të përfitojnë çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër apo që t’i shkaktojë dëm personit tjetër ose që seriozisht t’i shkelin të drejtat e personit tjetër, në atë mënyrë që i pandehuri S.M., në cilësinë e Kryetarit të komisionit për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në bujqësi nga vërshimet dhe shirat e rrëmbyeshëm në Komunën e Mamushës, ndërsa të pandehurit F.T., E.M., F.M.,dhe V.Sh., – si anëtarë të komisionit, përpilojnë Raportin mbi vlerësimin e dëmeve të shkaktuara dhe listën prej 169 fermerëve përfitues të mbështetjes financiare publike në shumën prej 416,874.77 €, me ç’rast 43 fermerë nga 169 sosh si fermerë përfitues, janë përfshirë në listën e përfituesve në kundërshtim me opinionin ligjor të MBPZHR-së – të datës 17.07.2018 dhe në kundërshtim me Vendimin për shlyerjen e njërit NIF (Numri Identifikues i Fermës) të cilët kanë përfituar mbështetje financiare në shumën prej 97,456.61 € si dhe 13 persona të tjerë të cilët ishin futur në listën e përfituesve pa qenë fare fermerë, me ç’rast këta të fundit kanë përfituar shumën prej 22,936.70 €, me ç’rast i kanë shkaktuar dëm material buxhetit të Republikës së Kosovës në shumën prej 120,393.31 € (njëqind e njëzet mijë e treqind e nëntëdhjetë e tre euro e tridhjetë e një cent)”, thuhet në komunikatë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprën penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit.

Exit mobile version