Ballina Lajmet Kosovë Aktakuzë ndaj dy personave për përgatitje të një vrasjeje të rëndë

Aktakuzë ndaj dy personave për përgatitje të një vrasjeje të rëndë

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën ka ngritur aktakuzë kundër dy të pandehurve për përgatitje të veprës penale “Vrasje e Rëndë”

Në aktakuzë thuhet se për të pandehurit A.L. dhe B.B. ekziston dyshimi i bazuar mirë se në bashkëveprim kanë kryer veprën penale: “Përgatitje e veprës penale Vrasje e Rëndë sipas nenit 173 par 1 nen par. 1.6 lidhur me nen par. 1.13 lidhur me nenin 27 par 2 lidhur me 1, në formë të bashkëpunimit marrëveshja për të kryer vepër penale nga neni 35 par. 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

“Poashtu sipas aktakuzës për dy të pandehurit ekziston dyshimi i bazuar mirë, se kanë kryer edhe veprën penale: “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve””, thuhet në njoftim.

Prokurori nga Prokuroria Speciale ka kërkuar nga Gjykata që të pandehurit t’i shpallë fajtor, duke i dënuar sipas ligjit

Exit mobile version