Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngrit aktakuzë kundër të pandehurit E.A. deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës dhe të pandehurit B.G. për veprën penale ‘Mashtrim në Subvencione’.
I pandehuri E.A. u akuzua edhe për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit”.
Sipas aktakuzës, i pandehuri E.A. ka shfrytëzuar pozitën e tij të deputetit për të ndikuar për dhënien e subvencioneve për OJQ-ën “Zëri i Ashkalinjëve për Integrim” duke siguruar në këtë mënyrë shumën prej 25.646,00€.
“Këto para nuk janë përdor për qëllime për të cilat janë dhënë por janë përvetësuar nga të pandehurit E.A. dhe B.G. dhe për persona të tjerë”, thuhet në njoftim.
Prokuroria ka propozuar që pas mbajtjes së shqyrtimit kryesor të pandehurit të shpallën fajtor për veprën e kryer penale dhe të dënohen sipas ligjit, si dhe të obligohen t’ia kompensojnë Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale shumën prej 22.900,00€ si dhe Zyrës së kryeministrit për komunitete shumën prej 2.749,00€.