Në dhjetor të këtij viti pritet të ngrihen aktakuzat e para ndaj ish-eprorëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale. Burimet e gazetës “Zëri” bëjnë të ditur se gjatë nëntorit në Kosovë pritet të arrijnë disa prokurorë specialë për t’i marrë në pyetje disa nga të dyshuarit, mes të cilëve spekulohet se mund të ketë edhe figura të rëndësishme politike në vend, përderisa aktakuzat pritet të jenë të gatshme një muaj më pas, transmeton zeri.info.
Gjykata Speciale në dhjetor të këtij viti pritet t’i ngrejë aktakuzat e para ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët dyshohen se kanë kryer krime gjatë periudhës 1 janar 1998 dhe 31 dhjetor 2000, transmeton zeri.info.
Kështu bëjnë të ditur burime të gazetës “Zëri”, duke shtuar se një muaj më herët (në nëntor 2017) disa prokurorë specialë pritet të arrijnë në Kosovë për t’i marrë në pyetje disa nga të dyshuarit, mes të cilëve spekulohet se mund të ketë edhe figura të rëndësishme politike në Kosovë.
Gazeta “Zëri” për këtë çështje ka kontaktuar edhe zyrtarët e lartë të Dhomave të Specializuara dhe të Prokurorisë Speciale, derisa të parët e kanë konfirmuar se tashmë janë të gatshëm edhe ligjërisht që t’i pranojnë aktakuzat e para nga Prokuroria Speciale, këta të fundit nuk kanë dashur të japin detaje sa i përket fazës së hetimeve dhe afateve se kur eventualisht mund të ngrihen aktakuzat, transmeton zeri.info.
“Faktikisht, Dhomat e Specializuara të Kosovës janë tërësisht funksionale në aspektin gjyqësor dhe të gatshme për marrjen e parashtrimeve. Tash i takon plotësisht Zyrës së Prokurorit të Specializuar të paraqesë akuza, të cilat duhet të konfirmohen nga një gjykatës i pavarur, i cili vlerëson nëse akuzat e paraqitura janë të bazuara”, ka thënë për gazetën “Zëri” zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, Avis Benes