Aksionet e tyre u rritën mes 9.68 përqind deri në 22.69 përqind duke fuqizuar një treg që pompoi Nasdaq me 12 përqind.
Aksionet e shtatë kompanive më me vlerë në botë, konkretisht Alphabet, Amazon, Apple, Meta Platforms, Microsoft, NVIDIA, dhe Tesla u fituan 1.5 trilionë dollar vlerë tregu ditën e Mërkure pasi presidenti Amerikan Donald Trump vendosi të ndërpresë tarifat për 90 ditë duke liruar presionin mbi gjigantët e teknologjisë.
Rritja e nuk kompensoi humbjet 3.4 trilionë dollarë që kompanitë kanë humbur prej 2024 ku 2 trilionë u humbën vetëm që kur Trump vendosi tarifa mbi importet nga të gjitha vendet e botës.
Megjithatë ndërprerja e tarifave ju dha investitorëve një arsye për të blerë këto aksione vlera e të cilave preku nivele astronomike pasi kompanitë investuan miliarda dollarë në infrastruktura AI.
Aksionet e tyre u rritën mes 9.68 përqind deri në 22.69 përqind duke fuqizuar një treg që pompoi Nasdaq me 12 përqind.
Trump tha të Mërkurën se do të ndërpriste tarifat e reja për 90 ditë ndërsa vendosi ti rrisë ato për importet nga Kina. Ndryshimi i kursit erdhi vetëm 24 orë pasi tarifat e reja hynë në fuqi nga disa partnerë tregtarë.
Ai tha se do të rrisë tarifat për importet Kineze në 125 përqind nga 104 përqind që ishin deri në atë moment.