Me një vlerë prej 3.4 trilionë dollarë, aktualisht Nvidia është kompania e dytë më me vlerë në botë pas Apple.
Aksionet e Nvidia arritën nivele të reja rekord ditën e Hënë në 138.07 dollarë ndërsa Wall Street po pret raportet financiare të Microsoft, Meta, Google dhe Amazon lidhur me shpenzimet e tyre në infrastrukturat AI.
Rritja e vlerës së aksioneve ka qenë e lartë me deri në 180 përqind këtë vit ndjekur nga një rënie e shpejtë vitin e kaluar. Gjithashtu kjo perspektivë pozitive vjen për shkak të prezencës së Nvidia në tregun e çipeve AI ku 70 deri në 90 përqind të tregut kontrollohet prej saj.
Me një vlerë prej 3.4 trilionë dollarë, aktualisht Nvidia është kompania e dytë më me vlerë në botë pas Apple.
Në qendër të gjithë kësaj gjendet CEO i Nvidia Jensen Huang i cili tashmë ka një pasuri me vlerë prej 121.5 miliardë dollarë sipas Forbes. Krahas kërkesës në rritje për çipet ekzistuese, Huang tha në fillim të muajit se Nvidia po sheh një kërkesë të çmendur për çipet e gjeneratës së ardhshme Blackwell të cilat debutojnë në tre mujorin e katërt.
Sipas Morgan Stanley, çipet e ardhshme të Nvidia janë të shitura për të paktën 12 muajt e ardhshëm.