Aksion simbolik kundër shtrenjtimit të rrymës

Grupi i aktivistëve “Asnji Cent Ma Shumë” ka organizuar një aksion simbolik kundër paralajmërimeve për shtrenjtim të energjisë elektrike, në zyrat e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE).

Në derën e zyrës është vendosur mbishkrimi “Në shërbim të KEDS”, ndërkohë që fjalës “qytetarëve” në mbishkrim i është rënë vizë.

Aksioni është zhvilluar pasi që ZRRE-ja ka paralajmëruar se do të ketë rrije të çmimit të energjisë elektrike për rreth 15 për qind.