Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka bërë të ditur se në koordinim dhe bashkëpunim me Drejtorinë e Krimeve të Rënda në Prishtinë, Inspektoratin e Ministrisë së Mjedisit, Departamentin e Mbrojtjes së Mjedisit, Inspektoratin e komunës, Drejtorinë e Parkut Kombëtar “Sharri” dhe Agjencinë Kadastrale të Kosovës, sot, janë duke realizuar një inspektim të jashtëzakonshëm në zonën e Brezovicës, i cili është vazhdimësi e aksioneve të mëhershme.
“Qëllimi i këtij inspektimi është identifikimi i ndërtimit të gjitha objekteve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar se në cilat zona janë ndërtuar ato, a posedojnë leje ndërtimore dhe të njëjtat a janë në pajtim me ligjin”,thuhet në njoftimin për media.
Lidhur me këtë rast, në vendin e ngjarjes ndodhet edhe Prokurori i Shtetit.