Si pasojë e daljes nga rruga të një autobusi i cili transportonte studentë, në rrugën ndërkombëtare Nuveyba, në jug të Egjiptit, të paktën 9 persona kanë humbur jetën dhe 44 të tjerë janë plagosur, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve MNA, Drejtori i Policisë së Sinait Jugor, Ahmed Tayil, ka thënë se autobusi transportonte një grup studentësh.
Ai ka theksuar se në aksident të paktën 9 persona kanë humbur jetën dhe 44 të tjerë janë plagosur.
Sipas statistikave zyrtare, gjatë vitit 2015 në Egjipt kanë ndodhur 25.500 aksidente rrugore. Si pasojë e këtyre aksidenteve të paktën 6.203 njerëz kanë humbur jetën dhe 19.297 të tjerë kanë mbetur të plagosur.