Një vajzë 8-vjecare, shqiptare nga Kosova ka ndërruar jetë si pasojë një aksidenti në Zvicër.
Aksidenti ndodhi të shtunën në autostradën A5 në Kantonin Aargau, ndërsa u përplasën dy makina ku udhëtonin familje shqiptare. Vdekja e të miturës konfirmohet nga portali aaraguerzeitung.ch duke iu referuar shkollës në qytetin Aarau ku vijonte mësimet 8-vjeçarja.
E mitura kishte qenë në makinën e nënës së saj, një kosovare 26-vjeçe, e cila kishte ndaluar në autostradë kur një makinë tjetër me shqiptarë nga Kosova e ka goditur atë, transmeton albinfo.ch. Vajza, me plagë të rënda ishte transportuar me helikopter për në spital dhe ka ndërruar jetë.
“Shkolla Aarau është kapluar nga pikëllimi për vajzën, e cila ka vdekur si pasojë e një aksidenti”, thuhet në një komunikatë të kësaj shkolle. Sipas saj, nxënësit do të kenë trajtim psikologjik nga udhëheqja e shkollës dhe punëtorët socialë.
Kosovarja dhe djali i saj 9 vjeçar ashtu si dhe shkaktari i ndeshjes, (shoferi i makinës tjetër) kanë pësuar lëndime të lehta në këtë ndeshje. Prokuroria Publike Lenzburg-Aarau ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.