Aksidenti ajror në Kirgistan, rritet numri i të vdekurve

Numri i të vdekur gjatë aksidentit ajror që ndodhi në Bishkek, Kirgistan, është rritur në 39, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga Ministria e Shëndetësisë së Kirgistanit bëjnë të ditur se ka ndërruar jetë Saginbek Rahmanov (29) i cili pas fatkeqësisë u vendos në Departamentin për kujdes intensiv.

Në njoftimin thuhet se 16 persona gjenden në trajtim nëpër spitalet në Bishkek. Avioni ACT Airlines më 16 janar u rrëzua në një rajon të banuar në afërsi të aeroportit ndërkombëtar Manas.

Në aksident humbën jetën edhe katër anëtarët e ekuipazhit. Kutia e zezë e avionit është dërguar në Moskë për analiza, ndërsa nxjerrja e të dhënave prej saj ka filluar të premten.