Të paktën 12 persona u lënduan pas përplasjes së 96 makinave në aksidentin-zinxhir në rajonin Akmola të Kazakistanit, transmeton Anadolu.
KazAvtoJol, operatori i autostradave të Kazakistanit, përmes një deklarate në Telegram njoftoi se shkak i aksidentit ishin kushtet e këqija atmosferike.
KazAvtoJol gjithashtu tha se u vendosën kufizime të trafikut për të gjitha llojet e automjeteve për shkak të “përkeqësimit të kushteve të motit” në një pjesë të autostradës që lidh qytetin verior të Petropavl me kryeqytetin e Kazakistanit, Astana.
Në deklaratë thuhet se teksa kushtet në autostradë u përmirësuan me përmirësimin e kushteve të motit, ndodhi aksidenti-zinxhir ku u përfshinë 95 makina, në një pjesë të autostradës që ndodhet rreth 27 kilometra në veri të Astanës.
“Si pasojë e aksidentit janë lënduar 12 persona të cilët janë dërguar në spital”, thuhet më tej në njoftim.
Një operacion është duke u zhvilluar për pastrimin e rrugës, thuhet në deklaratë.