Në tragjedi e dhimbshme ka ndodhur mbrëmë në Shkodër, ku si pasojë kanë humbur jetën 4 persona.
Pjestarët e një familje, Edmond Preka i njohur ndryshe dhe me emrin Mondi Gjergji, Rajan 8 muajsh, Ajsel 5 vjeç dhe vajza tjeter 10-vjeçare ndërruan jetë në aksidentin rrugor të ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Shkodër-Velipojë.
Mjeti tip ‘Alfa Romeo’ me të cilin po udhëtonte Edmond Preka bashë me bashkëshorten dhe 3 fëmijët u përplas me një mjet tip ‘Fuoristradë’, Brenda të cilit ishin Sokol Mullia dhe Andrea Gjergji.
Ndërkohë që Bashkëshortja Evisa Preka ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Të plagosur po ashtu janë edhe Sokol Mullia dhe Andrea Gjergji që udhëtonin me ‘Fuoristradë’. /albeu.com/