Ballina Lajmet Aksident tragjik në Shkodër, humbin jetën dy të mitur

Aksident tragjik në Shkodër, humbin jetën dy të mitur

Këtë të martë, ka ndërruar jetë edhe i mituri 14-vjeçar, i përfshirë në aksidentin e rëndë rrugor të ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e njohur si “Stom Golem”, në Shkodër. Ai po merrte trajtim në spital në gjendje të rëndë, por fatkeqësisht nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.

Aksidenti ndodhi rreth orës 18:20, kur një 16-vjeçar, i cili po drejtonte një motomjet, dyshohet se ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga. Si pasojë, adoleshenti ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.

Në motomjet ndodhej edhe 14-vjeçari, i cili fillimisht u transportua me urgjencë në spital në gjendje kritike për jetën. Fatkeqësisht, mëngjesin e sotëm është konfirmuar se ai ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik për shkak të moshës së viktimave dhe përdorimit të mjeteve motorike nga të miturit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Exit mobile version