Aksident trafiku në Komoran – një i vdekur

Sot rreth orës 15:40 ka ndodhru një aksident trafiku në fshatin Komoran, ku si pasojë një person ka humbur jetën.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zyrtari i Policisë për Informim, Bajram Krasniqi.

“Sot, më 26.07.2020, në ora 15:40, policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Komoran”.

“Në aksident janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Sipas ekipit mjekësor, një person si pasojë e aksidentit është pa shenja jete”.

“Njësia policore e autostradës po merret me matjet dhe shikimin e vend-ngjarjes”.