Në Volljak të Komunës së Klinës para pak çastesh ka ndodhur një aksident i tmerrshëm. Dy vetura janë përplasur me njëra tjetrën duke u shkatërruar në tërësi.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj ka konfirmuar për “Indeksonline” rastin e këtij aksidenti. Ai ka treguar se një person ka mbetur i vdekur ndërsa një tjetri është i lënduar rëndë.
“Informatat e para qe kemi pranuar, pas arritjes në vendin e ngjarjes nga Njësitet e Policisë, se një person ka humbur jetën dhe tjetri është lënduar rëndë”, ka treguar ai.