Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja, duke treguar se në Komoran kanë ndodhur dy aksidente afër njëra tjetrës.
Sipas zëdhënësit të Policisë, Daut Hoxha, aksidenti i parë në Komoran një vet-aksident, ku dyshohet se kanë humbur jetën dy persona.
Ndërsa, sipas tij aksidenti i dytë ka ndodhur mes një kamioni dhe një ambulance, ku edhe në këtë dyshohet se një person ka ndërruar jetë, transmeton Indeksonline.
“Pas pranimit te informacionit rreth ores 20:00, per nje aksident trafiku ne rr. Peje-Prishtine ne afersi te Komoranit, njesitet policore kane reaguar ne ate lokacion.
Sipas informacioneve te para nga zyrtaret policor dyshohet se ne rastin e pare nje drejtues automjeti ka humbur kontrollin duke u vetaksidentuar, ndersa po ne afersi te njejtin vend pak minuta me vone nje aksident tjeter eshte shkaktuar ndermjet: nje kamioni dhe nje autoambulance.
Ne vetaksidentin e raportuar dyshohet per dy persona te vdekur, ndersa raportohet se edhe ne automjetin e ambulances nje person ka humbur jetën.
Njesitet policore dhe te emergjences po ndermarrin veprimet e nevojshme ne vend te ngjarjes per te identifikuar rrethanat se si kanë ndodhur te dy rastet, eshte njoftuar prokurori dhe hetimet per te dy keto raste te rënda jane ne proces”, thuhet në njoftimin e zëdhënësit, Hoxha.