Të paktën 23 vetë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në një përplasje treni në qytetin bregdetar të Aleksandrisë të Egjiptit.
Agjencia shtetërore e lajmeve MENA raportoi se dy trena u përfshinë në aksidentin e së premtes.
Rrugët dhe hekurudhat e Egjiptit mbajnë rekord për siguri të dobët, dhe njerëzit kanë kohë që ankohen se se nuk po zbatohen masat mbrojtëse. /MESAZHI/