Një person rreth 37 vjeçar, A.H ka humbur jetën gjatë një aksidenti rreth orës 5:00 të mëngjesit në rrugën Mitrovicë-Skenderaj, përkatësisht tek fshati Lushtë.
Dyshohet se viktima ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka dal nga rruga kryesore, duke u përplasur në greminë.
Lajmin e ka Telegrafin e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Ai bëri të ditur se policia dhe ekipet mjekësore kanë dal menjëherë në vendngjarje, me ç’rast kanë konstatuar vdekjen e viktimës.