Një person ka vdekur në një aksident në autostradën “Arben Xhaferi” dje gjatë ditës.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, në aksident ishte përfshirë një motoçiklist dhe ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.
“Autostrada Arbën Xhaferi km-38 (NN) 31.10.2020 – 13:15. Ka ndodhur një aksident trafiku ku i përfshirë ka qenë një motoçiklist. Si pasojë e aksidentit viktima mashkull Kos. ka ndërruar jetë”, thuhet në raport.