Ballina Lajmet Kosovë Aksident mes trenit dhe një veture në Prishtinë, lëndohen dy persona

Aksident mes trenit dhe një veture në Prishtinë, lëndohen dy persona

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e së dielës mes një veture dhe një treni në rrugën “Ramiz Cërnica” në Prishtinë.

Lajmin për tëvë1.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e hetimeve të trafikut rrugor dhe përgjegjësit për aksidente hekurudhore, të cilët kanë kryer ekzaminimet dhe shikimin e vendit të ngjarjes.

“Më datë 27.04.2025, rreth orës 07:30, në rrugën “Ramiz Cërnica” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një treni. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e hetimeve të trafikut rrugor dhe përgjegjësit për aksidente hekurudhore, të cilët kanë kryer ekzaminimet dhe shikimin e vendit të ngjarjes”, ka thënë ajo.

Exit mobile version