Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Gllarevë të Klinës.
Lajmin për tëvë1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai ka thënë se në këtë aksident kanë qenë të përfshira katër vetura.
“Në këtë aksident kanë qenë të përfshira katër vetura, në vendin e ngjarjes tashmë kanë dalë njësitet policore, të cilët kanë kryer të gjitha veprimet e nevojshme në lidhje me rastin, ”, ka thënë Gashi.