Një aksident i rëndë trafiku i cili ka përfunduar me fatalitet po raportohet të ketë ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë.
Bëhet e ditur se rasti i rëndë ka ndodhur afër lokacionit të quajtur “Ura e Llozicës”, në fshatin Llozicë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Elezaj ka thënë se personeli mjekësorë ka konstatuar vdekjen e personit, duke shtuar se viktimë e rastit është edhe një person tjetër i cili është dërguar per trajtim
“Pas marrjes së informacionit, Policia dhe ekipi i emergjencës kanë dalë në vendngjarje, ku personeli mjekësorë ka konstatuar vdekjen e një personi, ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor“, është shprehur Elezaj.