28 makina janë përfshirë në një aksident zinxhir në kryeqytetin turk Ankara. Shkak për aksidentin masiv është bërë moti i keq. Prej disa ditësh qyteti është përfshirë nga reshje të dendura dëbore dhe ngricë në rrugë.
Agjencia turke e lajmeve “DHA” raportoi se aksidenti ndodhi në urën Aksemsettin mbi Bulevardin Perëndimor të kryeqytetit turk. Në momentin që makinat po zbrisnin, ato kanë humbur kontrollin duke u përplasur me njëra-tjetrën si pasojë e ngricës.
Në mesin e makinave të aksidentuara ndodhej edhe një ambulancë. Të paktën 7 persona u plagosën në aksident, ndërsa qarkullimi në rrugë u bllokua për të paktën 1 orë e 30 minuta.