Aksident i rëndë në magjistralen Pejë-Prishtinë, tetë persona të lënduar

Tetë persona kanë pësuar lëndime trupore për shkak të një aksidenti ndërmjet një kombi dhe një veture, sot në magjistralen Pejë-Prishtinë.
Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë ne Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ende nuk dihet gjendja e të lënduarve, ata janë dërguar për tretman në Spitalin e Pejës.

“Polica është njoftuar për një aksident në fshatin Dollcë. Në vendin e ngjarjes është konstatuar se një kombi dhe një veturë janë ndeshur, tetë persona janë lënduar. Ata nuk janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, nuk dihet nëse lëndimet janë serioze. Policia janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Gashi.Njësitet e trafikut po merren me trajtimin e rastit, ndërsa policia vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion.