Aksident i rëndë në autostradën “Arbën Xhaferi”, një i vdekur

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar si pasoj e një vetaksidenti dje në autostrada “Arbën Xhaferi”.

Siç njofton PK, në raportin 24 orësh i lënduari është dërguar për tretman në QKUK.

“Autostrada “Arbën Xhaferi”, Km 20 (NN) 30.08.2020 – 18:38. Vozitësi mashkull kosovar me veturë nga pakujdesia, ka shkaktuar vetë aksident trafiku. Si pasoj, vozitësi ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa pasagjeri i tij mashkull kosovar është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raport.