Ballina Sport Akili mposhtet në gjysmëfinale

Akili mposhtet në gjysmëfinale

Akil Gjakova është mposhtur në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike “Parisi 2024”.

Në gjysmëfinale, Akili në kategorinë deri 73 kilogramë, u mposht nga Hidayat Heydarov dhe tani xhudisti kosovar lufton për medaljen e bronztë.

Akili u mposht në kohën shtesë dhe tani për medaljen e bronztë do të luftoj kundër japonezit Soichi Hashimoto.

Akili ka një rast unik për të siguruar medaljen e bronztë dhe për ta ngritur në dy numrin e medaljeve të fituara për Kosovën në Paris.

Distria Krasniqi, të dielën fitoi të argjendtën në kategorinë deri 52 kilogramë.

Exit mobile version